Saturday, April 11, 2015


Bayern Munichu ka vazhduar serinë e fitoreve në Bundesligan gjermane.

Skuadra e Pep Guardiolas pa ndonjë mund të madh ka mposhtur në shtëpi Eintracht Frankfurtin me rezultat 3-0, falë një ndeshjeje fantastike nga Robert Lewandowski.
Polaku hapi serinë e golave në minutën e 15-të, duke shënuar pas një asistimi të Thomas Muller, ndërsa golin e dytë e arriti në minutën 66-të.
Golin e tretë për bavarezët e shënoi Thomas Muller tetë minuta para fundit të ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje, Bayerni përforcon pozitën e parë me 70 pikë të tubuara dhe është në rrugë të mirë drejt titullit të kampionit.
Ndërkohë ndeshja derbi mes Borussia Moenchegladbachut dhe Borussia Dortmundit i ka takuar vendasve me rezultat 3-1.
Wendt, Raffael dhe Nordveit shënuan për nikoqirët, ndërsa për Dortmundin në krizë golin e vetëm e realizoi Illkay Gundogan.
Mesfushori kosovar, Granit Xhaka ishte titullar në këtë sfidë dhe luajti për gjatë 90 minutave.



0 comments:

Post a Comment

Ads

Subscribe to RSS Feed Follow me on Twitter!